Vdes 14-vjeçari që u godit me thikë në zemër! Policia: Në sherr u përfshinë 3 bashkëmoshatarë, arrestohet një nga autorët! Ja si është gjendja e të plagosurit

Nov 18, 2024 | 14:42
SHPËRNDAJE

Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri me thika me bashkëmoshatarë të tij, konflikt i ndodhur jashtë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet mesditën e sotme (18 Nëntor).

policia tirane

Adoleshenti me iniciale M. C., raportohet se është goditur me thikë në zemër. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë duke humbur jetën.

Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe një 14-vjeçar i përfshirë në sherrin me thika, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gazetari Igli Çelmeta, bën me dije se kanë qenë tre persona të cilët kanë shkuar pranë ambienteve të jashtme të shkollës dhe kanë plagosur dy adoleshentët. Pas konfliktit, autorët thuhet se janë larguar në drejtim të “Pazarit të ri”, ndërsa dy nxënësit e plagosur janë shoqëruar nga qytetarët në ambulancën e zonës, e më pas drejt Traumës.

Raportohet se është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura