Vdiq gati 3 muaj pas atentatit me tritol ndaj motrave Nikolli, ky është i riu Enea Themollari! Fqinjët: Ishte në koma! Gjeti vdekjen në shtëpinë e vet

Oct 4, 2024 | 12:06
SHPËRNDAJE

 

Ky është riu Enea Themollari, i cili humbi jetën gati 3 muaj pas shpërthimit me eksploziv në derën e banesës ku jetonin me qira dy fqinjet e tij, Giovanna dhe Alda Nikolli, ngjarje e ndodhur më 14 Korrik në qytetin e Elbasanit.

enea themollari2

I riu ndodhej brenda banesës së tij kur ndodhi shpërthimi i fuqishëm dhe pësoi dëmtime të rënda në kokë. 29-vjeçari u dërgua tek spitali i Traumës në kryeqytet ku ndodhej në gjendje kome deri mëngjesin e sotëm, por Ene Themollari nuk arriti të mbijetojë duke iu nënshtruar palgëve të marra.

Fqinjërt e të riut në lagjen “Haxhias” të Elbasanit shprehen se humbi jetën një i pafajshëm duke u shprehur se “është e dhimdshmem, të jetë në shtëpinë e vet dhe të gjejë vdekjen”.

“Është shumë e dhimbshme. Të jetë tjetri në shtëpinë e vet e të gjejë vdekjen, ka vuajtur 2-3 muaj në gjendje kome”, tha një nga fqinjët.

Ndërsa një tjetër u shpreh: “Ato dy vajzat ishin qiraxhije, nga ta dinim ne çfarë kunjash kanë pasur me njëri-tjetrin, e ha kot tjetri i pafajshëm.”.

“I vetmi ai nga familja që e mbante atë shtëpi, njeri pa fjalë, të jesh në shtëpinë tënde e të ndodhë, s’ka më keq. Autori nuk është kapur akoma, ky është shteti jonë. A ka më keq, ishte në shtëpi të vet”, deklaroi një fqinj tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura