Veliaj: Agjencia Europiane e Mjedisit rendit Tiranën mes top 10 kryeqyteteve me më shumë pemë në Europë

Sep 8, 2024 | 10:00
SHPËRNDAJE

Agjencia Europiane e Mjedisit vlerëson se Tirana është një nga dhjetë kryeqytetet më të gjelbërta të Europës.

veliaj
Sipas listës së publikuar nga të dhënat e agjencisë, Tirana renditet në top 10-shen e kryeqyteteve me mbulimin më të madh urban me pemë, në bazë të popullsisë. Për lajmin ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në një postim të tij në rrjetet sociale shkruan:

“Super lajm për Tiranën nga Agjencia Europiane e Mjedisit! Hidhi një sy këtij grafiku, për të mësuar se si Tirana listohet në top 10-shen e kryeqyteteve të Europës me mbulimin më të madh urban me pemë, duke lënë pas Athinën, Beogradin, Brukselin e plot qytete të tjera. Një arritje e jashtëzakonshme për gjithë punën e bërë në këto 9 vjet, me mbjelljen e pemëve të reja, si e vetmja mënyrë për të përmirësuar jetën e fëmijëve dhe të gjithëve. Eshtë edhe një përgjigje për shpotitjet e atyre që, çudi si nuk lodhen së djeguri goma duke ndotur mjedisin në qendër të Tiranës, por mazallah se kapin një lopatë me dorë! Forca”.

veliaj13

Lista e kryeqyteteve me dendësinë më të madhe të pemëve:

  1. Sarajeva
  2. Oslo
  3. Riga
  4. Tallin
  5. Stokholm
  6. Helsinki
  7. Sofia
  8. Zagreb
  9. Vilnius
  10. Tirana

***

  1. Bruksel
  2. Athina
  3. Londra
  4. Beogradi
  5. Bukureshti
  6. Dublin
  7. Ankara
  8. Amsterdam
  9. Valleta
  10. Reykjavik

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura