Përfaqësuesja e Shqipërisë, skiatorja e KS Tirana Lara Colturi renditet në vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Skive.
Lajmin e dha Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
“Super lajm! Skiatorja e KS Tirana, Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive. Për herë të parë, flamuri shqiptar 🇦🇱 do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish”, shkruan Veliaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al