Veliaj nxjerr urdhrin për shpërblimin e punonjësve të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ja kategoritë që përfitojnë

Dec 28, 2024 | 16:31
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës ka nisur shpërndarjen e shpërblimeve me rastin e festave të fundvitit për 4635 punonjës.

veliaj

Në zbatim të urdhrit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të jenë disa kategori që do të përfitojnë, ku përfshihen punonjësit e shërbimeve të sistemit mbështetës.

Shpërblimi do të jetë në masën prej 15,000 lekësh për punonjësit me klasë I-XIII për Bashkinë e Tiranës dhe institucionet e varësisë.

Më konkretikisht, punonjësit që do të përfitojnë janë:

– Punonjësit e shërbimeve, magazinës, shoferët dhe mirëmbajtjes në Bashkinë e Tiranës dhe Njesitë Administrative;
– Zjarrfikësit;
– Punonjësit e shërbimeve të qendrave sociale;
– Punonjësit e shërbimeve të Çerdheve dhe Kopshteve
– Punonjësit e shërbimeve të pastrimit dhe gjelbërimit;
– Punonjësit e shërbimeve të ndriçimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve;
– Punonjësit e mirëmbajtjes së objekteve publike
– Punonjësit e shërbimeve të Parqeve dhe Kopshtit Zoologjik
– Punonjësit e shërbimeve të parkingjeve;
– Punojësit e shërbimeve funeraleve;
– Punonjësit e shërbimeve të muzemeve vendore;
– Punonjësit e shërbimeve të konvikteve;
– Punonjësit e shërbimeve të shkollës speciale “Luigj Gurakuqi”;
– Punonjësit e shërbimeve të klubve sportive;
– Punonjësit e shërbimeve të Agjencisë së Rinisië dhe Mirëqenies Sociale;
– Punonjësit e shërbimeve të Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit;
– Punonjësit e shërbimeve të Galerisë së Artit;
– Punonjësit e shërbimeve të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit;
– Punonjësit e shërbimeve të Tatimeve dhe Taskave Vendore.
– Punonjesit e policisë bashkiake;
– Punonjësit e shërbimeve të Inspekatorit të Mbrojtjes së Territorit
– Punonjësit e shërbimeve të agjencisë së tregjeve.
– ⁠Punonjesit e shërbimeve të qendrës kulturore e agjencisë kreative

Shpërblimi për të gjithë këta punonjësit e shërbimeve të Bashksië u lajmërua nga Kryetari Veliaj në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

“Ata janë heronjtë e heshtur të qytetit, këtu përfshihen pastruesit, ata që merren me mirëmbajtje, sepse do të duam që për mbi 4360 punonjës, ne të kishim një mundësi për t’iu dhënë një pagë shtesë, ose një asistencë shtesë financiare për vitin e ri”, njoftoi Veliaj në këtë mbledhje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura