Veliaj publikon projektin për parkun fundor te Bulevardi i Ri: Shumë shpejt nisim punën për një tjetër xhevahir që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme


Apr 7, 2024 | 9:20
SHPËRNDAJE

Bulevardi i Ri në kryeqytet është drejt përfundimit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në rrjete sociale videon nga projekti i pjesës fundore të Bulevardit të ri. Ai nënvizon se pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, është në përfundim edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri.

projekti bul;evardi i ri

“Puna e fundit drejt përfundimit të Bulevardit të Ri!
Pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, drejt përfundimit edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri.

Shumë shpejt nisim punën për një tjetër xhevahir, që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme. #VetemPerpara”, shkruan Veliaj. Bulevardi i Ri nuk do të jetë vetëm një hapësirë për makinat dhe kalimtarët, por edhe për ata që duan të pushojnë në gjelbërimin që e rrethon.

projekti bulevbardi i ri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura