Sheshi “Skënderbej” është kthyer në një hapësirë argëtimi për të gjitha moshat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se kjo hapësirë do të qëndrojë e hapur deri në datë 10 nëntor.
Ai thotë se çdo ditë për të pranishmit do të ketë ushqime të shijshme, pije dhe muzikë live për t’u argëtuar me miqtë.
“Deri më 10 nëntor, sheshi “Skënderbej” shndërrohet në vendin ideal për t’u argëtuar me miqtë! Ushqime të shijshme, pije dhe muzikë live çdo ditë! Mos e humbisni atmosferën e paharrueshme në zemër të Tiranës”, shkruan Veliaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al