Vendi “top sekret”, nis gjyqi i shekullit kundër Mançester Sitit që rrezikon të fundosë klubin

Sep 17, 2024 | 17:42
SHPËRNDAJE

“Mail Sport” ka zbuluar vendin e “gjyqit të shekullit” të Mançester Sitit, proces i cili rrezikon të sjellë rënien e tyre nga Premier Liga pas përfundimit të gjykimit. Gjyqi i kampionëve të Anglisë për 115 akuzat ndaj tyre për shkelje të pretenduara të rregullave financiare të Premier Ligës nisi ditën e hënë në një vend në qendër të Londrës.

asddsadasadsadsadsads

Seanca dëgjimore e pavarur pritet të zgjasë rreth 10 javë dhe Siti mohon me forcë të gjitha akuzat, me një vendim që thuhet se nuk pritet deri në pranverën e vitit 2025. Pesëdhjetë e katër nga akuzat lidhen me dështimin e pretenduar të Sitit për të dhënë informacion të saktë financiar rreth të ardhurave të klubit. Dhe “Mail Sport” mundi të zbulonte se gjyqi i tyre po mbahet në Qendrën Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në Londër, vetëm dy minuta më këmbë nga Katedralja e Shën Palit.

Avokati kryesor i Mançester Sitit në këtë gjyq është Lordi Patrik Penik i kompanisë “Blackstone Chambers”, ndërsa ai u fotografua duke mbërritur në godinë me nëpunësin e lartë Geri Oliver. E vetë-përshkruar si qendra më e mirë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në botë, vendi ku po mbahet procesi gjyqësor është super i shtrenjtë. Ai ju tarifon 13,95 £ nëse doni të blini një sanduiç atje, ndërsa pijet freskuese nisin nga 11,95 £. Ushqimi bufe, i nxehtë apo i ftohtë, kushton deri në 35 £. Çmimet për rezervimin e dhomës kryesore në ndërtesë fillojnë nga 1,125 £ në ditë dhe mund të arrijnë në 4,845 £. Ka mbi 70 dhoma për të zgjedhur.

Të gjitha akuzat me të cilat përballet Mançester Siti janë të rënda dhe nëse vërtetohet se kanë thyer të gjitha ose disa nga këto akuza, ata duhet të presin pasoja të rënda, që nisin nga gjoba, zbritja e pikëve e deri te përjashtimi nga Premier Liga. Premier Liga ka akuzuar gjithashtu kampionët në fuqi se nuk po bashkëpunojnë në hetimin e saj. Kur filloi hetimi i Premier Ligës, Siti tha se akuzat ishin krejtësisht të rreme dhe se akuzat e botuara fillimisht në revistën gjermane “Der Spiegel” vinin nga hakerimi i paligjshëm dhe publikimi jashtë kontekstit të emaileve të Mançester Sitit.

Nëse shpallet fajtor për akuzat më të rënda, Siti mund të dënohet me një zbritje pikësh mjaft serioze, ndërsa rrezikojnë edhe rrëzimin nga kategoria. Siti ka fituar tetë tituj kampionë, kupa të shumta dhe Ligën e Kampioneve që nga blerja e tyre në vitin 2008 nga “Abu Dhabi United Group”.

PËRGATITI: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura