Vendim i pazakontë, legjenda e futbollit nis karrierën si tenist në moshën 45-vjeçare

Oct 22, 2024 | 17:44
SHPËRNDAJE

Diego Forlan do të kujtohet nga të gjithë për një karrierë të gjatë e të suksesshme në klube shumë të njohura në Europë, ashtu si edhe me përfaqësuesen e Uruguait ku ishte një nga liderët e saj për shumë vite me radhë. Por nga tani e tutje, Diego Forlan do të jetë një… tenist.

forlan

Ish-sulmuesi i skuadrave me emër si Mançester Junajtid, Vijareal, Atletiko Madird apo Inter, ka vendosur që në moshën 45-vjeçare t’i kthehet pasionit të tij të vjetër, tenisit, teksa do të marrë pjesë në një turne profesionist në qytetin e lindjes, Montevideo.

Ai do të luajë në ndeshjet dyshe të këtij turneu, përkrah argjentinasit Federiko Koria, me ndeshjet e planifikuar nga data 11, deri më datë 17 nëntor.

“Mua më pëlqen që të sfidoj veten. Ky është një sport i ndryshëm për mua dhe më pëlqen sfida dhe të konkurroj kundër lojtarëve të mirë nga vende të ndryshme”, tha gjatë verës Forlan për këtë karrierë të re që ka ndërmarrë, teksa tani e sheh veten të gatshëm për të marrë pjesë mes profesionistëve.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura