Vendimi i Apelit për Ervin Salianjin, analisti: Një akt shpalljeje lufte! Duhen protesta serioze dhe rezistencë

Sep 26, 2024 | 21:45
SHPËRNDAJE

Drejtor i Komunikimit në PD, Alfred Lela, ka komentuar mbrëmjen e sotme, vendimin e Gjykatës së Apelit, sipas të cilit deputeti demokrat Ervin Salianji do të duhet të kalojë 1 vit në burg me akuzën e “kallëzimit të rremë”.

salianji lela

Në emisionin “Open” në Neës24, Lela tha se është koha për protesta serioze, në kuptimin edhe të përmasave, edhe rezistencës dhe vijueshmërisë.

“Nuk mjaftojnë ato protestat që konsideron si shëtitje”, tha Lela. Ai tha se një anëtar i grupit parlamentar dënohet se ka denoncuar vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, dhe dënohet nga kunata e zv.Kryeministres së të njëjtës parti.

“Tani që po flas për Salianjin më kujtohet Gazment Bardhi, sepse me logjikën e përdorur nga Apeli, mund të dënohet edhe Bardhi, pra kemi një akt shpallje lufte. Opozitës nuk i mbeten përveç tjetër veç atyre të luftës”, tha Lela.

Ndër të tjera ai u shpreh se me këto vendime të Gjykatës janë të diktuara, dhe sipas tij, “Qeveria thotë mos guxoni të denonconi as vjedhjet, as abuzimet, as lidhjet me krimin”.

Vendimi i Apelit është konsideruar si politik nga opozita, ndërsa kreu demokrat, Sali Berisha, ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë së PD-së ,se do të ketë përballje dhëmb për dhëmbë dhe rezistencë në rrugë e sheshe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura