Vendimi i Gjykatës së Apelit/ Salianji: Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës

Sep 27, 2024 | 13:10
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit burg, u shpreh se urdhrin, sipas tij, e dha ish-ministri Fatmir Xhafaj.

ervin salianji selia e PD1

“Jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës”, tha Salianji.

Ervin Salianji: Sot unë jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të Ramës. Rama e paralajmëroi vendimin në seancë. Pse Rama u detyrua të komentonte një vendim gjyqësor dje?

Në çdo deklarim të mëparshëm ka thënë nuk komentoj vendim, çfarë e detyroi të shkelte standardin?

Që ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësor? Kënaqësinë e mori, ndalimin për kandidimin për deputet e arriti, çfarë e shqetësoi nga ky vendim?

Pjesë nga deklarata:

Unë jam sot një i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të Edi Ramës. Ka shumë interpretime për rrjedhën e ngjarjeve dhe dënimin tim për “kallzim të rremë”, por vetëm nëj fakt, vetëm një provë, vetëm një të vërtetë. Më 15 maj 2018 unë kam dalë nga kjo foltore, bashkë me zotin Bardhi dhe zotin Alibeaj, dhe kam publikuar një dokument të gjyktave italiane ku vëllai i ministrit të asokohe, Fatmir Xhafaj, rezultonte i dënuar në Itali me 7.4 vite burg.

Si Edi Rama dhe Fatmir Xhafa e mohuan faktin, të dy me një qëllim, mbrojtjen e qeverisë dhe klaneve të tyre në narkoshtetin që ishte themeluar ndërkohë. Të vënë përballë provave të pakundërshtushme, të një përgjimi të bashkëpunëtorëve të tij dhe presionit të opozitës dhe publikut, Geron Xhafaj nga i pafajshëm dhe ‘burrë model’, sipas Ramës e Xhafajt, u vetëdorëzua në Prokurori dhe u kthye në Itali për të shlyer dënimin. Këtë Fatmir Xhafaj u betua se nuk do ma falte. Denoncimi im me fakte, që gjykata e quan “kallzim të rremë” i ndërpreu Xhafajt karrierën politike. Edi Rama dhe Fatmri Xhafaj kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë, si shpagim kundër meje dhe opozitës, për atë denoncim dhe qindra të tjerë, që provuan se ata nuk janë funksionarë shteti por pupacë narkoshteti.
Pa modesti, mund të them se unë kam një kontribut të gjatë në Partinë Demokratike dhe sferën publike. Jam denoncues aferash korruptive të cilat e kanë shqetësuar dhe tërbuar Ramën dhe ministrat e tij. Unë nuk shkoj në burg si kallzues i rremë, siç pretendon gjykaka e kunatave të belindave të PS apo Gencëve përfaqësues të PS në KQZ, por si politikan i ri i opozitës, që ka dëshmuar me prova, shqiptare dhe italiane, përfshirjen e ministrit dhe familjes së tij në narkotrafik.

Jane pafund ata qe me thone pse i shkon perballe dhe padrejtesise, pse pranon te burgosesh duke shkuar vete, kur e di mire qe eshte goditje nen brez. Sepse unë e di mirë që kjo është e vetmja mënyrë tashmë. Për t’i thënë njerëzve, demokratëve, miqve që njeriu vlen nëse nuk përkulet nëse kundershtarin e përballon me çdo mjet, me çdo mjet.

Nuk më trembin. Përballë do më kenë sot, pas një viti, e me vite me radhë.
Burgosja ime është pjesë e planit të Ramës dhe marionetave të tij socialiste në drejtësi për të goditur opozitën. Mund të gjykoni secilin nga ne per shumë e shumë, por mbetet çështja: nsi ka mundësi që krerët e opozitës, duke filluar nga Sali Berisha janë në burg ose në ndjekje penale?! Si ka mundësi që, të gjithë ata që u prishin skemën e vjedhjes dhe shkatërrimit të vendit shkojnë në burg?! Ne Himarë, sapo Beleri fitoi me votë këta u kthyen për ta mposhtur me burg.

Sali Berisha u mori 600 mijë vota pa vulë, pa fonde, pa emër në listën e votimit, dhe këta i erdhën me pranga. Unë çorra fasadën me denoncime dhe prova, me audio dhe video, këta perpeliten te më mposhtin me burg.

E si mund të ketë dorëzim! Nuk mund të dorëzohemi! Është dita jonë e forcës! Në 6 tetor në Tiranë te jemi bashke, te mblidhemi te forte per te shuar e nbytur gëzimin e lig se ata po e shfarosin Partine Demokratike, se po shfarosin e syrgjynosin demokratet, nuk e bejne dot.

Shqipëria është e jona e njerezve qe e duan si vend mundesish, jo vend hajnish. Kjo nuk është një thirrje o sot o kurrë, është një deklaratë “gjithmonë” dhe këtu!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura