Analisti Fatos Lubonja foli sot në emisionin “Open” lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ish-kryeministrin Sali Berisha, e cila rrëzoi pretendimet e tij se SPAK duhej të merrte autorizim nga Kuvendi për caktimin e masave të sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.
Për analistin Lubonja arrestimi i Berishës dhe ish-presidentit Meta nuk kanë lidhje me drejtësinë as me eliminimin e opozitës.
Ai tha se këto janë propagandë e qeverisë për të treguar se drejtësia në vend po funksionon.
Fatos Lubonja: Burgosja e Berishës dhe Metës s’ka lidhje me drejtësinë, por as me eliminimin e opozitës. Ka qenë propagandë që ne po fusim një ish president, ish kryeministër për të bërë propagandë se ne po bëjmë drejtësi këtu dhe drejtësia po funksionon. Por kjo tashmë ka rënë, sepse kanë dalë korrupsione që ka bërë Rama dhe kanë qenë më të mëdhaja. Kushtetuesja është një skandal prej kohësh, ajo mund të ndryshoj vetëm nëse ndryshon ndonjë urdhër nga lart.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al