Verifikimi, Ermal Hoxha ka dy makina. Avokati tha se punoi taksist për kolumbianët e kokainës

Jan 20, 2015 | 10:07
SHPËRNDAJE

Faksimile e regjistrit të makinave

TIRANE – Edhe pse avokati i Ermal Hoxhës deklaroi të shtunën se klienti i tij ishte pa punë, pa shtëpi dhe pa makinë, nga regjistri i Drejtorisë së Transportit Rrugor, rezulton që Hoxha ka në pronësi dy automjete. Bëhet fjalë për një makinë tip “Renault” dhe një tjetër “Volkswagen Passat”.

Automjeti i parë në pronësi të tij, me targë TR 0023 P, i prodhuar në vitin 1999 ka hyrë në Shqipëri më datë 10 tetor 2007. Ndërsa makina tjetër, me targë TR 4893 C, e ardhur nga Gjermania, ka hyrë në Shqipëri më 7 korrik të vitit 1995.

Të dyja këto makina janë në pronësi të Ermal Ilir Hoxhës dhe të paktën deri në fund të vitit 2008 kanë qenë në përdorim nga vetë ai. Ndërsa për më tej nuk ekzistojnë të dhëna se çfarë ka ndodhur me këto automjete.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura