Vërshëllimat e tifozëve drejt Muçit, Beshiktash i del në mbrojtje sulmuesit shqiptar: Besojmë te ti

Oct 4, 2024 | 8:54
SHPËRNDAJE

Ernest Muçi dhe portieri i Beshiktash u vërshëllyen dje në momente të ndryshme nga tifozët, ndërsa skuadra e tyre humbi 1 me 3 përballë Frankfurt. Klubi turk pas ndeshjes ka shprehur gjithë mbështetjen për Muçin me një postim në rrjetet sociale.

Ernest Muci

“Besojmë te ju. Nesër do të jetë më mirë se sot”, shkruan Beshiktash në rrjetet sociale. Bashkëngjitur është dhe foto e Muçit me portierin e skuadrës.

Vlen për t’u theksuar se Muçi asistoi golin e vetëm për Beshiktash në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës. Po ashtu nuk gaboi në pasime, megjithatë në muajt e fundit nuk ka kaluar periudhë të mirë në Turqi.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura