Klarenc Sedorf, la gjurmë të mëdha te Milani, fanellën e të cilit e veshi nga viti 2002 deri në vitin 2012.
Një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave me Milanin ishte dy herë fitues i Ligës së Kampionëve dhe dy herë fitues i Serie A, dhe mbiemri Sedorf së shpejti mund të shkruhet sërish në fanellën e atij klubi.
Denzel Sedorf është djali 17-vjeçar i Klarenc, i cili luan për ekipin U-18 të Milanit. Kjo mund të ndryshojë së shpejti, pasi trajneri Paulo Fonseka e ftoi të bashkohej me ekipin e parë.
Denzel lindi më 25 maj 2007, dy ditë pasi babai i tij mundi Liverpulin 2-1 me Milanin, Champions-in e dytë. Ai ka nisur rrugëtimin në Milano që kur ishte 12 vjeç.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al