Çifti i njohur i showbizzit Lumbardh Salihu dhe Kader Kiçaj, të cilët u njohën në shtëpinë e Big Brother Vip 2 Kosova, janë ndarë.
Lajmin e ka dhënë vetë Kaderi me një postim në ‘InstaStory’ ku shkruante:
“Përshëndetje njerëz të mirë! Duke qenë se bashkë kemi ndarë shumë gjëra, desha ta ndaj me ju një lajm për jetën time private. Unë tash e tutje nuk kam më me personin që isha deri dje. Si femër kam luftuar çdo lloj sfide për të qëndruar në lidhje. Kam pasur vështirësi edhe besoj që do vijë dita do t’i kuptoni krejt ngjarjet. Për çdo lloj pyetje kam përgjigje, por nuk dua ta lëndoj askënd sepse unë, vetëm jam lënduar në këtë lidhje. Shumë dashuri për krejt juve”.
Çifti ka fshirë çdo postim së bashku në rrjetin e tyre Instagram si edhe nuk e ndjekin me njëri tjetrin.
Pas deklaratës së Kaderit nga ana e Lumbardhit nuk ka pasur asnjë reagim deri më tani.
Kujtojmë që Salihu ishte ai që rrëmbeu çmimin e madh këtë edicion të Big-Brother Vip Kosova.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al