“Vetëm pak rrudhat!”- Aktorja Eva Alikaj e pranon publikisht: Kam bërë ndërhyrje estetike! S’dua të ndryshoj, por…

Sep 4, 2024 | 15:00
SHPËRNDAJE

Aktorja Eva Alikaj, apo siç të gjithë e kujtojnë më së shumti si Elsa e dikurshme e “Pallatit 176”, ka rrëfyer së fundmi ndërhyrjet estetike që ka bërë në pamjen e saj.

eva alikaj

Edhe pse në pamje të parë duket tejet natyrale, aktorja ka treguar se ka realizuar disa ndërhyrje të vogla në look-un e saj, duke nisur nga rrudhat.

E pyetur se cili është sekreti i bukurisë së saj, aktorja u shpreh: “Gjenet, por kam bërë edhe ndërhyrje estetike…”.

eva alikaj j

Më tej, gjatë bisedës te “Rudina”, ajo ka treguar se ka eliminuar pjesën e rrudhave pak në fyyrë dhe në pjesën e qafës, ndërsa shtoi se nuk do të ndryshoj pamjen, por për moshën që ka dhe punën, ka marrë këtë vendim.

“Ja, meqenëse do ta dish, kam bërë diçka. Vetëm pak rrudhat janë tërhequr dhe pak këtu te qafa. Kjo është bërë. Unë nuk dua të ndryshohem, sepse dua të jem vetvetja, por moshën e kam për t’i bërë këto gjëra, edhe si artiste dhe kaq…”, tha aktorja.

eva alikaj eva alikaj1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura