“Vetes time nuk ja kam merakun”- Zgjedhjet e ardhshme, Rama deputetëve: Nëse doni një mandat tjetër iu duhet të punoni

Sep 8, 2024 | 12:22
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës, është shprehur se të gjithë deputetët akual e të rinj që duan një madnst të ri, e ka në dorë ta marrë duke punuar më shumë se në tre vitet e fundit.

“Secili niset me një avantazh të madh në krahasim më ata që do vijnë në vijim, por edhe për këtë, sot gjithkush duhet ta konsideroj si ditën e parë, ti harrojë trimëritë, heroizmat e fitoreve të mëparshme dhe të gjithë të mos merremi me çfarë kemi dhënë më parë, por të punojmë për atë që nuk kemi bërë deri më tani”, tha ai.

Më tej ai tha se kjo fillon nga vet ai, por shtoi se nuk ia ka merakun vetes, pasi “rri në këtë detyrë me një kush themelor, që është për të ndenjur më lart, duhet të japësh për suksesin e përbashkët më shumë se ata që të kanë ngjitur deri aty”.

Edi Rama: PS 2023 nuk do jetë një skuadër e re deputetësh por një skuadër shumë me gjerë qe falë kontributit për fitoren e mandatit të 4 do të gjejnë rrugën dhe vendin ku mund të shërbejnë për ta bërë më Shqipërinë. Të gjithë deputetëve aktual, ju them edhe sot publikisht, cilido dhe cilado prej jush që do një mandat tjetër, e ka në dorë ta marrë duke punuar më shumë se në tre vitet e fundit.

Secili niset me një avantazh të madh në krahasim më ata që do vijnë në vijim, por edhe për këtë, sot gjithkush duhet ta konsideroj si ditën e parë, ti harrojë trimëritë, heroizmat e fitoreve të mëparshme dhe të gjithë të mos merremi me çfarë kemi dhënë më parë, por të punojmë për atë që nuk kemi bërë deri më tani. Kjo vlen për këto.

Kjo fillon që nga unë personalisht, por vetes time nuk ja kam merakun, sepse rri në këtë detyrë me një kush themelor, që është për të ndenjur më lart, duhet të japësh për suksesin e përbashkët më shumë se ata që të kanë ngjitur deri aty. Dhe jo të rrish me lart për atë që ke dhënë në të shkuarën, duke u bërë barrë për të gjithë, siç u ndodh udhëheqësve të vdekur që kujtojë se janë gjallë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura