Vetëvlerësim dhe performancë e ulët, ky është ushtrimi që ndihmon gratë të zgjasin rininë e tyre s*ksuale

Nov 18, 2023 | 22:07
SHPËRNDAJE

Shenjat që lë koha në sistemin riprodhues të një gruaje mund të ndikojnë në vetëbesimin e saj, por lajmi i mirë është se ka zgjidhje dh nuk keni pse të shqetësoheni.

seksi grate

Shumë femra shqetësohen duke vënë re shenjat e kohës jo vetëm në pamjen e tyre, por edhe në jetën dhe performancën e tyre seksuale.

Në moshat e reja, indi vaginal është elastik dhe i trashë, por në menopauzë, me ulje të niveleve të estrogjenit, indet vaginale hollohen dhe gratë shpesh përjetojnë mungesë elasticiteti vaginal, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe si pasojë reduktim të kënaqësisë seksuale.

Me kalimin e kohës, relaksimi i indeve të trupit të njeriut është i pashmangshëm. Shpesh na shpëton fakti që trupi ynë plaket nga brenda në të njëjtin ritëm që plaket nga jashtë.

Megjithatë, ekziston një ushtrim që i ndihmon femrat të zgjasin rininë e tyre seksuale. Ushtrimet që ndihmojnë njihen më mirë si ushtrimet “Kegel” dhe qëllimi i tyre është të stërvitin dhe stimulojnë dyshemenë e legenit për të vënë nën kontroll më të madh problemin e inkontinencës që shfaqet zakonisht. Në të njëjtën kohë, ato forcojnë muskujt e vaginës.

Shumica e grave e kanë të vështirë të kuptojnë saktësisht se cilët muskuj duhet të punojnë me këto ushtrime. Për ta kuptuar këtë, përpiquni të ndaloni dhe të filloni të urinoni përsëri. Muskujt që përdorni për ta bërë atë janë ata që duhet të ushtroheni. Mundohuni t’i bëni këto lëvizje muskulore sa herë që mundeni p.sh. ndërsa jeni ulul.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura