“Vetting”: Abuzimet me tenderin për bulevardin “Elez Isufi” dhe dy rrugë! KLSH konstaton shkeljet! Kompania me administrator nipin e ish-deputetit ka marrë miliona euro nga fondet publike

Oct 31, 2024 | 20:31
SHPËRNDAJE

EMISIONI “VETTING”

Kompanitë e tjera denoncuan shkeljet

Pas kërkesës nga kompania “BOSHNJAKU B.” shpk, Bashkia Dibër e drejtuar nga Hatem Fida përgjigjet se në datën 3 qershor 2016, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave kishte përfunduar procesin e vlerësimit të ofertave për kompanitë pjesëmarrëse në tender, duke mos marrë për bazë asnjë pretendim të konkurrentëve.

Nga muaji korrik 2014 deri në muajin shkurt 2016, “ALKO-IMPEX General Construction” rezulton se nuk e plotësonte kriterin, pasi duhej të kishte 150 punonjës. Një nga kriteret e tjera ishte, që stafi teknik duhet të kishte të punësuar për të gjithë periudhën dhe të kishte paguar me listë pagesat e paraqitura nga kompania.

Por mos anulimi i garës dhe shpallja fitues e “ALKO-IMPEX General Construction” nën drejtimin e Arbër Abazit, pavarësisht se nuk plotësonte kriteret e përcaktuara në Dokumentet Standarde të Tenderit, si dhe nga skualifikimi i bashkimi i ofertave i përbërë nga tre kompani, me ofertë më të favorshme ekonomike me vlerë 490 mijë euro, ka patur pasoja negative për buxhetin.

Audituesit nxorën në pah se në tenderin e bulevardit, “Rinovim i infrastrukturës së bulevardit “Elez Isufi”, rrugës “Safet Zhulali” dhe rrugës së “Muzeut” nuk është vendosur material parafabrikat, por me mur tulle dhe pa respektuar përmasat e përcaktuara në projekt.

Sipas arkitektit Enea Stavre, projektet për sheshet e qyteteve dështojnë për shkak të mangësive të projektimit dhe kolaudimit të veprës pa marrë parasysh moszbatimin cilësisë së punimeve.

01bd44d4-1319-433c-8f22-60a77d186813

‘Arsyet kryesore që ndikojnë në dëmtimin ose moszbatimin e kritereve të ndërtimit në këto struktura ose sheshe ndërtimi, e para është projektimi, shikohen mangësitë e projektimit. Pas projektimit fillon faza e zbatimit, firmat e ndërtimit duhet ti qëndrojnë projektit në mënyrë rigoroze dhe një arsye tjetër është edhe kolaudimi i veprës duke kuptuar që kolaudimi i veprës predispozohet që vepra ka marrë miratimin, është zbatuar, është në mënyrë perfekte projektimi dhe është çdo gjë komfort rregullave teknike të ndërtimit.’

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, në librin e masave paraqiten me detaje investimet e kryera nga firma fituese dhe shkeljet e kryera. Nga verifikimet e projektit rezulton se nuk janë vendosur zgavra metalike me diametër 8 mm, por hekur me diameter 4 mm.

Mangësi dhe probleme me zbatimin paraqesin edhe punimet për shtresa pllakë me gur të verdhë dhe gri. Nga verifikimi i projektit në terren, rezulton se trashësia e pllakës së gurit të vendosur nuk e kalon 5 cm, ndërsa në projekt trashësia e pllakës është 8 cm. Duke kryer llogaritë zbulohet nga kompani që ka kryer punimet, në këtë rast janë përfituar 613 mijë euro.

Në këtë rast ngarkohet me përgjegjësi edhe mbikëqyrësi dhe kolaudatori i këtyre punimeve.

2d27836e-1296-4181-9527-a94317219e64

Por cilat janë arsyet që është prishur bulevardi?

Inxhinieri Ilir Krosi shpjegon se pllaka e gurit më e mirë për shtrimin e këtij sheshi duhet të merren nga Italia. Por kompanitë e ndërtimit janë të prirura pas fitimit dhe pllakave të gurit që janë me çmim më të lirë dhe cilësi më të dobët.

Ilir Krosi: “Specifikimet teknike lënë një hapësirë për të thënë pllakë nga Lezha, pllakë nga Berati, apo nga Korcca, qarku i Dibrës psh. Bulqiza dhe pllakë nga Italia. Sicc dihet të gjitha kompanitë e ndërtimit janë të prirura pas fitimit dhe do të zgjedhin atë që është më e lirë, më e dobët sepse ti ke lënë shumë variante. Duhet që këtu specifikimet teknike të ishin precize për ti imponuar kompanitë që të merrnin pllakën më të mirë aty ku është në Itali.”

Arkitekti Enea Stavre shpjegon se gjatë ndërtimit të një sheshi ose rruge duhet të respektohen të gjitha shtresat duke filluar nga baza që është toka natyrale deri tek shtresa me gurët dekorativ.

Arkitekti Enea Stavri: Përsa i përket shtresave të rrugës, fillojnë gjithmonë nga baza që është tokë natyrale, duhet të interpretohet një shtresë gjeotekstili, mbi shtresën e gjeotekstilit vendoset një shtresë ccakulli që variojnë nga spresorët ose dimensioni I ccakullit fillon nga më I madhi deri tek më I vogli. Pas çakallit implementohet shtresë betoni, normalisht betoni duhet të ketë brenda një zgarë metalike të tipit 10 milimetërsh, me kuadratet 20 x20. Mbi pllakën e betonit bëhet drenazhimi natyral, ku kjo bllokohet përsëri me shtresa gjeotekstili që të mos bëhet bllokimi I tyre. Mbi to vendoset një shtresë e varfër dhe kemi gurin dhe shtresat polimer të cilat bëjnë mbylljen e fugave, dhe kështu kemi kompletuar një detaj për sa I përket rrugës me gur.

Harta e shtresave të punimeve e Enea Stavres

Ndërsa inxhinieri Ilir Krosi shpjegon se pllakat dekorative që mund të përdoren në qytete të ndryshme nuk mund të vendosen në sheshin e qytetit të Peshkopisë, duke theksuar se problemi kryesor qendron tek pllaka në sipërfaqen e bulevardit.

Ilir Krosi“Nuk mund të përdoret këtu në Peshkopi një pllakë që mund të përdoret në Berat, Lezhë, Fier apo Shkodër. Edhe në shtresat mund të kenë elementin e vetë, betoni, hekuri që është përdorur. Duket që defekti kryesor është i pllakës, i sipërfaqes së sheshit.“

Sipas arkitektit Stavre, punimet për këtë projekt kanë standarde që duhen respektuar sipas procedurave në zbatimin e projektit.

Një tjetër shqetësim që ngre arkitekti, sipas të cilit ka ndikuar në shkatërrimin e këtij investimi është drenazhimi dhe kullimi i rrugës. Ai shprehet se shirat mund të krijojnë më shumë probleme se ngrica dhe dëbora dhe mungesa e kanalizimeve ka efekte negative te rruga.

Enea Stavre“Drenazhimi është pjesë e kullimit të rrugës. E dimë që niveli ujërave shkatërron çdo lloji rruge në çdo lloji vendi. Mungesa e drenazhimit, mungesa e kanalizimeve sjellin shkatërrim të veprave që krijojmë në Shqipëri, nuk po flas për infrastrukturë rrugore por për të gjitha veprat e ndërtimit është një nga faktorët kryesor dhe këtu shikohet mirë pjesa e projektimit.”

dfe1f627-49a8-4051-99b8-8c91e9e1929b

Disa prej banorëve në Peshkopi mendojnë se pllaka e gurit dekorativ të marrë nga mali i Tomorrit nuk mund të përshtaten në një zonë të ftohtë, por duhet të vendoset gur rezistent për çdo stinë që të përballojë ndryshimin e temperaturave.

Qytetar: “Nuk reziston kjo pllaka këtu në Peshkopi, është vend i ftohtë dhe u prish. Nëse do të ishte ndonjë pllakë tjetër, për shembull guri I kuq , mund të ishte në rregull.”

Denoncimi nga opozita

Teksa shkeljet e evidentuara nga institucionet audituese dhe banorët zbulojnë dëme financiare për buxhetin dhe për infrastrukturën e sheshit, e gjithë vëmendja ndalet te kompania që ka lidhur kontratën për të kryer punimet.

Asokohe Partia Demokratike akuzoi qeverinë përmes deputetes Ina Zhupa se tenderat ia kishte dhënë nipit të deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi.

Kompania “Alko Impex General Construksion” është themeluar në vitin 2009 dhe është degë e kompanisë Alko Impex në Kosovë, e cila është themeluar në vitin 2004.

Kompania është në pronësi të biznesmenit nga Kosova Imer Ademi dhe si administrator ka Arbër Abazin, nipi i ish deputetit Sadri Abazi.

Nga të dhënat e siguruara nga Open Data Albania, kjo shoqëri ka marrë miliona euro nga fondet publike kryesisht në sektorin e infrastrukturës në ndërtimin e rrugëve, por edhe nga bashkitë.

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzoi deputetin socialist Sadri Abazin se kompania ishte favorizuar nga qeveria për të fituar tenderin. Deputetja e Partisë Demokratike ngrinte akuza sepse nga gara u skualifikuan dy kompani që ofruan 200 mijë euro më pak se kompania e deputetit socialist.

Deputetja Ina Zhupa: “Oligarku i Ramës ka marrë një tender pak ditë më parë 870 milionë lekë për rikonstruksionin e Bulevardit “Elez Isufi” në Dibër, ku ishte paracaktuar fitues Sadri Abazi dhe nipi i tij me kompaninë e tij ALKO-IMPEX, operatorët e tjerë në garë u skualifikuan, ndonëse dy prej tyre u skualifikuan ndonëse dhanë një ofertë 200 milionë lekë më pak sesa firma e Sadriut”

Denoncimit të Partisë Demokratike i është bashkangjitur edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili në vitin 2018 ka denoncuar në Prokurorinë e Dibrës, ish kryetarin e bashkisë Hatem Fida dhe 4 drejtues të tjerë që kanë qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë e Dibrës.

Në raport u gjetën shkelje në tenderin e bulevardit “Elez Isufi”, por edhe të tenderit tjetër për infrastrukturën dhe rregullimin e hapësirave te Pallati i Kulturës në Peshkopi.

Sipas auditueseve, për tenderin e bulevardit “Alko-Impex General Construction” është shpallur fitues në shkelje të ligjit sepse ka mungesa të theksuara në dokumentacion.

Por tenderat e Bashkisë Dibër nuk përfundojnë me kaq, pasi më 15 gusht 2016, ish kryetar i Bashkisë Dibër Hatem Fida do të shpallte fituesin për tenderin “Përmirësim i infrastrukturës vendore dhe Rivitalizimi i hapësirave publike në zonën pranë Pallatit të Kulturës”, me vlerë rreth 1.3 milionë euro. Edhe për këtë tender do të shpallej përsëri fitues kompania “ALKO-IMPEX General Construction”. Në këtë rast, audituesit deklarojnë se kjo kompani ka fituar tenderin pa plotësuar kriteret, në shkelje të ligjit për Prokurimin Publik.

aa902caa-37a8-4764-9c02-38b3835195c2

Agron Haxhimali: “Ne mund te kemi kompani ose grupe interesi, oligark qe firmat e ndërtimit apo investimit kane zbatuar te njëjtin program ne një pjese te madhe te bashkive, kjo nuk le shije te mire. Kjo tregon qe ne rilindjen urbane u krijuan oligopole qe kontrollonin këto investime ne bashki”.

Supozohet që sheshet të kenë një jetëgjatësi mesatare nga 50 deri në 100 vite, por vetëm tetë vite më pas bulevardi është shkatërruar plotësisht dhe pritet që t`i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje rehabilituese, që përfshin heqjen e pllakave si pasojë e degradimit dhe zëvendësimin e tyre nga e para.

Arkitekti Enea Stavri: Jetëgjatësia e objekteve të tilla, të shesheve të ndërtimit, objekteve të ndërtimit kanë një jetëgjatësi minimale 100 vjeçare. Që do të thotë se mund të marrim një kosto amortizimi, në rastet e shesheve shkon 50 përqind që do të thotë se mund të marrim një kosto amortizimi 2 përqind në vit. Kjo është arsyeja që ne projektojmë duke zbatuar detajet e projektit, hidro. Dalim në konkluzionin se jetëgjatësia e një objekti duhet të jetë 100 vite.

Inxhinier ndërtimi: “Investime të tilla minimumi pas 10 vitesh mundet të japin deformime të vogla. Jo kaq shpejtë të hiqet investimi i parë dhe të hidhet i dyti, pa asnjë projekt apo kriter”.

a2bb0929-92b2-40c7-acba-0b9cd4850f51

LEXO EDHE: 

Korrupsioni që “dremit” në bashkinë e Dibrës/ Investigimi i “Vetting”: Dy projekte me vlerë 2.3 milionë euro për bulevardin që u shkatërrua! Çfarë ndodhi me ‘Rilindjen Urbane’ në Peshkopi

“Vetting”/ “Projekt dhe cilësi e dobët e punimeve”- Inxhinieri tregon arsyet e degradimit të sheshit “Elez Isufi” në Dibër! Shkeljet e garës së tenderit! Pse ‘ALKO-IMPEX General Construction’ u shpall fituese

“Vetting”: Abuzimet me tenderin për bulevardin “Elez Isufi” dhe dy rrugë! KLSH konstaton shkeljet! Kompania me administrator nipin e ish-deputetit ka marrë miliona euro nga fondet publike

“Indicie për korrupsion dhe favorizim të kompanisë”- “Vetting”: Tenderi i ri me “flamur të kuq”! 2.2 milionë euro për bulevardin dhe fasadat! Balluku e kërkon fajin tek gurët që s’durojnë të ftohtin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura