EMISIONI VETTING
Nuk mjafton mjerimi që e ka kapluar prej pesë vitesh, mungesa e mbështetjes nga institucionet, por Lule Gjoka paguan edhe taksën për një shtëpi që nuk ekziston më.
“Unë paguaj taksat, më kërkojnë 250 mijë, unë këto para i kam marrë borxh tek vëllai dhe i kam larë. Ku t’i marr 200 mijë lekë të tjera? Unë pa shtëpi dhe të paguaj taksa, për çfarë arsye? Unë jetoj në shtëpi të huaj dhe të paguaj taksa? Mirë uji dhe drita se unë rri jetoj aty në atë shtëpi, nuk jam kundër, por jo taksa. Unë pa shtëpi dhe katandi dhe të paguaj taksat? Për çfarë arsye? Shko merri ku të duash ti, ku ti marrë unë me një rrogë? Lekët për taksat ku ti marr?” shprehet Lule Gjoka
Lulja dhe shumë të tjerë kujtojnë pushtetarët se i kanë votuar sepse besuan në premtimet e bërë dhe tani po paguajnë çmimin e zhgënjimit.
“Gjithë natën rrinë vërdallë sepse duan votat tona. Ia kemi dhënë votën çdo vit kush ka qenë, ne i kemi dhënë votën dhe një copë shtëpi nuk ma keni bërë për 17 hyrje për turp të zotit. Gruaja e atij të shkretit me sklerozë, kemi kaluar të gjithë me sklerozë, unë jam bërë më keq me sklerozë. Jam 50 vjeçe dhe jam bërë më keq se një e s e sëmurë!. Sepse jam duke menduar natë e ditë nga do të shkoj. Burri i huaj më ka thënë dil prej shtëpi nga të shkoj unë?” ankohet Lule Gjoka.
Gani Gërdeci një tjetër banor sqaron se: “Mua më kanë rënë dy tërmete, gruaja ime nga pasojat e tërmetit. Kemi ngelur pa shtëpi, sot është me sklerozë”.
Një tjetër i moshuar: “Mua më është dëmtua shtëpia në vitin 2019, nuk më ndihmoi askush për shtëpinë sepse më thanë e kam pa letra. Pa letra janë të gjithë, por një gjë ka thënë Edi Rama me sinqeritet, tërmeti nuk njeh letra, por dëmet e shkaktuara dhe për këtë ka premtuar mbështetje e të gjithëve. Mua kjo mbështetje nuk ka ardhur, ndërsa jetoj me një KEMP prej 10 mijë lekësh dhe gruaja e djali marrin ndihmë ekonomike nga 1500 lekë secili në muaj. Vetë jam me njërën këmbë. Nuk kam ku të shkoj, ka ngelur vetëm të mbytem. Shirat që bien jashtë futen të gjitha brenda dhe shtëpia ime është e mbushur me kova në pritje të cirkave të shiut.’’- shprehet banori i Marikajt.
Ndonëse Qeveria u premtoi se banesat e të cilëve janë prishur nga tërmeti i vitit 2019 do vazhdojnë të trajtohen me bonus qiraje deri në momentin që do të marrin në dorë çelësat e shtëpive të reja. Por prej dy vitesh ata nuk përfitojnë bonus. Ka dy vjet që bonusin e qirasë nuk e marrim. “Kemi mbetur duke mbajtur rreckat në shpinë dhe duke ndërruar shtëpitë ku strehohemi”.
Një tjetër banor shprehet: “Shtëpinë ma ka dëmtuar tërmeti, shtëpinë ma ka premtuar shteti dhe nuk po ma jep. Bonusin e qirasë ma kanë ndërprerë dhe aktualisht paguajmë nga xhepi jonë qira prej dy vitesh”.
Të gjitha bashkitë e prekura nga tërmeti janë njoftuar nga Ministria e Financave se pas muajit mars 2023 subvencionet e qirasë për këto familje do të financohet nga buxheti i bashkive, duke u njoftuar që të marrin masat e mëtejshme për mbulimin e këtyre pagesave.
Pas tërmetit, pa banesa, pa mundësi ekonomike dhe me ndërprerjen e bonusit të qirasë, familjet vazhdojnë të mbeten në kufijtë e mbijetesës. Alfred Kareci sqaron se pallati ka qenë ndërtuar rreth viteve ‘80 dhe ishte nga ndërtimet e kryera me punë vullnetare. Por problemi tyre është se pas shembjes së tij u detyruan të paguanin me pagat e ulëta qiratë e kripura.
Alfred Kareci ankohet për mikrofonin e News24 në emisionin “Vetting” për diskriminimin që ata po provojnë: “Jam banor i fshatit Marqinet që nga viti 1980 kam jetuar në këtë pallat me 17 familje të tjera, tërmeti e shkatërroi plotësisht pallatin dhe më pas bashkia futi fadromat duke shembur plotësisht atë. Specialistët që erdhën në pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 e nxorën të pabanuar pallatin. Ndërsa ne humbëm gjithçka dhe pritëm deri më tani sipas premtimeve që shteti do të vinte dorë ne zemër si për të gjithë banorët e tjerë dhe do të ndërtonte nga e para pallatin. Kjo na është premtuar. Aktualisht jetojmë me qira dhe bonusi i qirasë na është ndërprerë. Nuk e dimë nëse do të marrim apo jo shtëpi. Askush aktualisht nuk na ofron një gjë konkrete por shprehen se nuk ka fonde.”
Një tjetër banore e Vorës rrëfen dramën që ka kauar, ndërsa deri ka ndërruar katër herë banesën që ka marrë me qira, pasi pronarët i kanë kërkuar të largohet prej saj.
Lule Gjoka shprehet për Vetting: “Kam ndërruar katër shtëpi, kam humbur të gjitha pajisjet dhe orenditë, po jetojmë me çfarë na japin njerëzit! Pronari i banesës ku jetoj aktualisht me qira më ka thënë të jetojë deri për Vitin e Ri me qira, më pas ku të shkoj?! Kam shkuar në Bashki kam kërkuar një kontejner dhe atë nuk ma kanë dhënë. Më kanë thënë ik nga të duash, një copë grua nga të shkoj unë vetëm? Ku të shkoj unë? Turp të kenë!”.
“Që në vitin 2019 kam jetuar me qira, deri më tani kam ndërruar katër shtëpi, ngela me dollap dhe krevat në krahë. As ato dërrasat nuk po mbajnë më, qiraxhiu më thotë largohu, dil përjashta. Tjetri thotë do të ngremë qiranë, është bërë e pajtueshme.”- shprehet banori i prekur nga tërmeti.
Zef Preçi i cili është ekspert i ekonomisë tregon për “ Vetting” problemet që i kanë dërguar në këtë situatë banorët e prekur nga tërmeti dhe që kanë mbetur të pastre e pa bonuse qiraje.
“Në ketë proces normativ ka patur disa devijime nga fondet që ishin ofruar me bujari nga institucionet ndërkombëtare, qeveritë perëndimorë dhe aleate. Pati devijime nga manualet, guidat, udhëzimet dhe të tjera për devijimin e këtyre parave drejt kompanive të përzgjedhura paraprakisht për klientët e qeverisë, lobistëve dhe ndoshta drejt elementëve të krimit të organizuar siç janë denoncuar në shtyp kompani të lidhura me Ndragetën dhe të tjerë dhe realisht ka patur rritje të kostos pasi ishte nënshkruar kontrata dhe është një proces që ha shumë diskutim nga pikëpamja ligjore. Shteti vihet në shërbim të një grupi biznesesh duke u shtuar normat e fitimit atyre, i përjashton nga tatimet dhe taksat e të tjera në një kohë që kjo nuk ndodh tek të tjerët dhe nuk ka si të ndodhë. Ne jemi bashkëvajtjes në efektin që kanë krizat apo ndryshimi i kursit të këmbimit apo të tjera si këto”.
17 familje që u është shembur pallati presin me sytë nga bashkia, kryeministria dhe pasi kanë humbur shpresat, i luten Zotit të kujdeset për ta.
Banori sqaron se pallati i ndërtuar para shumë vitesh: “Pallati ishte për t’u prishur, se të themi të drejtën na shpëtoi Zoti kot, ai ka qenë pallat hallexhinjsh, e kemi bëre me krahët tonë, e kemi forcuar. Shtëpia u prish, erdhën dhe e prishën prapë, erdhi një fadromë këtu dhe na kanë lënë në mes të katër rrugëve . Nuk i kërkojmë bukë, uji asgjë, ne punojmë ke krahët tona, ne duam të rrisim fëmijët tanë, po i rrisim kasolle më kasolle. Janë duke u strehuar të zinjtë dhe të bardhë, kurse neve këtu kemi ngelur në qiell të hapur. I ardhtë Zoti hakut kushdo që të jetë më i miri dhe më i keqi atje, nuk kemi çfarë të themi tjetër.”
Sipas urbanistit Dr. Gentian Kaprata kjo ka ndodhur për arsyeje të mos pasjes përgjegjshmërisë dhe transparencës në vendimmarrjen e qeverisë, për të përballuar pasojat e tërmetit.
“Emergjenca ka një lidhje e mënyrën sesi ka zgjedhur t’i qaset kjo qeverisje për t’iu shmangur një nga parimeve më të rëndësishme të një qeverisje më të mirë e cila është përgjegjshmëria dhe transparenca. Përgjegjshmëria në vendimmarrje dhe transparenca. Është përdorur tërmeti për të justifikuar të njëjtën qasje të kësaj qeverie. Nuk dihet nëse do të përfundojnë ndonjëherë në fakt. Kam bindjen që edhe pas 7-8 vitesh nga tërmeti do të kemi të njëjtën problematikë, ai do të harrohet, shumë familje do të ngelen fare pa shtëpi, kjo ishte qasja ime si ekspert. Të mos ndërtojmë asgjë, të blejë shteti me këto para që po vijnë nga jashtë, u premtuan rreth 1 miliardë nëse nuk gaboj por me çmim preferencial edhe ndërtuesit që kishin gabuar dhe koha po e tregon që kanë gabuar. Kanë mall në magazinë por nuk kanë kujt t’ia shesin, çmimet janë tjetër gjë por ne nuk do të hyjmë tek ajo”- shprehet Kaprata.
Në analizën e situatës dhe ecurisë së rindërtimit nga tërmeti ekspertët besojnë se do të duhen dhe shumë vite për ta zgjidhur hallin e këtyre banorëve.
Doktor në Shkencat Sociale, Kaprata pohon për “Vetting” se kjo situatë pritej, madje sipas tij do të duhen vite që situata të kalohet dhe pse e shikon me pesimizëm pasjen e të gjithë banorëve që kanë humbur banesat me shtëpi të reja, sikurse u është premtuar nga ana e qeverisë.
“Dhe nuk dihet nëse do përfundoj ndonjë herë në fakt, kam bindjen se pas 7 – 8 vitesh jo të tjera, po 7 – 8 vite nga tërmeti ne do kemi po të njëjtën problematike. Biles në ndonjë vend do të harrohet shumë familje madje do mbeten fare pa shtëpi. Kjo ishte qasja ime si ekspert, thashë të mosndërtim asgjë, të blej shteti me këto para që vinin nga jashtë rreth 1 miliard u premtuan të mos gaboj. Me çmim preferencial. Pra edhe ndërtuesit që kishin gabuar deri në atë kohë dhe koha po tregon se kanë gabuar. Pra kanë mall në magazine e nuk kanë kujt t’ia shesin, pa hyrë tek çmimet. Pra shteti blenë këtë stok ekzistues i fut menjëherë në shtëpi, pra është një fitore e madhe për shoqërinë. Tërmeti duhet të kuptojmë nuk është një çështje kaq e thjeshtë dhe nuk janë mekanizmat e tregut që duhet të përsa i përket një tërmeti të tillë. Ai goditi të gjithë shoqërinë e gjithë shoqëria ishte e prekur. Pra është gati normale që e gjithë shoqëria të mendoi për strehimin këtyre njerëzve dhe nuk kishte zgjidhje me të mirë”- shprehet eksperti Kaprata.
Në analizën e situatës dhe ecurisë së rindërtimit nga tërmeti duket mjaftë e largët faza e përfundimit të punimeve.
LEXO EDHE:
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al