Roma triumfoi me rezultatin 3 me 1 ndaj Xhenoas në duelin e vlefshëm për javën e 21-të të Serisë A. Një fitore kjo që përkon me ditën e zyrtarizimit të largimit të Ranierit, pas në një deklaratë të dhënë para ndeshjes, drejtori sportiv i romanëve, Florent Visolfi, konfirmoi se tekniku 73-vjeçar nuk do të jetë më trajner i Romës në edicionin e ardhshëm dhe ky pritet të jetë sezoni i tij i fundit.
Për sa i përket ndeshjes, Dovbik shënoi i pari në minutën e 25-të, ndërkohë që Masini në minutën e 33-të vendosi baraspeshën.
Ndërkohë në fragmentin e dytë të sfidës, goli i El Sharauit dhe autogoli i portierit Leali, i dhuruan 3 pikë të arta skuadrës së Ranierit.
Ky ishte suksesi i 7 në 21 ndeshje për Romën që në duelin e radhës do të përballet me Udinezen në transfertë.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al