VIDEO/ 3 shqiptarë në fushë dhe një në stol, mbrojtësi 22-vjeçar e bën “sefte” me skuadrën e Slaven Belupos

Mar 2, 2024 | 22:40
SHPËRNDAJE

Lokomotiva e Zagrebit mposhti Slaven e Belupos ditën e sotme me shifrat 2-3 në duelin ku ishin të pranishëm 3 futbollistë shqiptarë, teksa një tjetër e ndoqi duelin nga stoli.

pllana-1-780x439-11

Rrugën e rrjetës në këtë takim e gjeti dhe mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Pllana, i cili në minutën e 65-të e bëri “sefte” me fanellën e Slaven Belupo, por në fund ishin miqtë nga Zagrebi që triumfuan me rezultatin 2-3. 

Te Slaven Belupo u aktivizua Pllana titullar, ndërkohë që në radhët e Lokomotivës, talenti Fetai Feta e nisi nga minuta e parë duelin, teksa Lirim Kastrati u aktivizua nga stoli.  

Ndërkohë për sa i përket ish-sulmuesit të Shkëndijës së Tetovës, Elezi, i cili u transferua së fundmi te Lokomotiva e Zagrebit, nuk u preferua në këtë duel.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura