Interi u shpall kampion i Serisë A për këtë sezon. Një trofe i rëndësishëm për zikaltërit që vendosin yllin e dytë në fanellë.I lumtur për këtë titull padyshim është edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani i cili është pjesë e klubit.
Ai ka festuar mbrëmë së bashku me shokët e skuadrës teksa sot festa është “zhvendosur” në rrjetet sociale.
Mesfushori tjetër i Interit, Hakan Çalhanoglu ka hapur një video live me Asllanin teksa ja kanë plasur muhabetit dhe gallatave.
Në një moment dëgjohet që Asllani i thotë a ti kupton shqip… dhe Çalha i kthehet “ça bone zemra”. (VIDEO) (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al