VIDEO/ Aston Vila shtang Bajernin, skuadra angleze me pikë të plota në Champions

Oct 2, 2024 | 23:00
SHPËRNDAJE

Aston Vila shtangu Bajernin e Mynihut mbrëmjen e sotme duke e mposhtur me rezultatin 1-0, në duelin e vlefshëm për Ligën e Kampionëve. Pas këtij triumfi, anglezët janë ngjitur në kuotën e 6 pikëve në 2 ndeshje, teksa në përballjen e parë, mposhtën Jang Bojsat me shifrat 0-3. Një tjetër 3 pikësh i artë për ekipin e Unai Emeri, që po jeton një moment të artë në Champions.

DURAN-665x430

Ndërkohë në krahun tjetër për Bajernin kjo ishte humbja e parë, teksa në duelin e parë mposhtën Dinamon e Zagrebit me shifrat e frikshme 9 me 2.

Golin e vetëm të sfidës e shënoi Duran në minutën e 79-të. Vlen të theksohet fakti se në minutën e 22-të, vendasve iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

Duelin e radhës Aston Vila e luan në shtëpi ndaj Bolonjës, ndërsa Bajerni do të përballet me Barcelonën në transfertë.

FT

ASTON VILA 1-0 BAJERN MYNIH

Duran 79′

GOLI I DURAN: VIDEO 

27′ Dëmtimi i Ramsei dhe në lojë futet Bailei. (VIDEO)

GOLI I ANULUAR I TORRESIT (VIDEO) (VIDEO)

PanoramaSport.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura