Skuadra e Atalantës në këtë sezon mund të cilësohet me plot gojë një pretendente për titullin kampion në Serinë A. Skuadra e Gasperint ka lënë pas luhatjet e fillimit të sezonit dhe duke regjistruar një seri fitoresh radhazi, sot i është bashkuar Interit në kryesimin e kampionatit falë suksesit 3-1 në transfertë ndaj Parmës.
Zikaltrit, në radhët e të cilëve mungonte Gjimshiti i dëmtuar, kanë dominuar sfidën që në start duke gjetur golin që në minutën e katërt me Reteguin. Pak minuta më vonë, u anulua edhe goli i dytë i Lukman, por gjithsesi bergamaskët arritën të shënonin para pushimit me Ederosn për të thelluar diferencën.
Parma provoi të kthehej në lojë falë golit të Kançelierit në minutën e 49-të, por goli i Lukman vulosi fitoren 3-1 që bashkon Atalantën me Interin në kuotën e 28 pikëve.
Goli i Retegui (VIDEO)
Goli i Ederson (VIDEO)
Goli i Kançelieri (VIDEO)
Goli i Lukman (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al