VIDEO/ Bardhi publikon spotin e protestës së 7 Tetorit, demokrati thirrje qytetarëve: Të tregojmë se demokracinë s’do ta dorëzojmë lehtë

Oct 3, 2024 | 20:24
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar spotin e protestës kombëtare të thirrur më 7 tetor në orën 18:00 në Tiranë.

Në postimin e tij krahas videos, Bardhi shprehet se demokracia sot është në rrezik dhe se “shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit”.

Deputeti demokrat u bën thirrje qytetarëve të bashkohen më 7 Tetor në marshimin drejt Tiranës, për t’i treguar kujtdo se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë!

Postimi i Gazment Bardhit:

Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.

Të gjithë bashkë, më 7 Tetor 2024, ora 18:00, marshojmë drejt Tiranës, për ti treguar kujtdo se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura