Aktori dhe regjisori amerikan, Bradley Cooper dhe modelja Gigi Hadid, nuk e fshehin më romancën mes tyre.
Çifti i shumë përfolur i Hollywoodi-it, të cilët janë treguar tejet të rezervuar për marrëdhënien mes tyre, janë shfaqur krah njëri-tjetrit duke ndjekur një ndeshje sportive në Philadelphia, të dielën, më 19 janar.
Në një video të shpërndarë në TikTok, aktori 50-vjeçar dhe Gigi, të cilët janë bashkë që nga viti 2023, e shijuan lojën dhe u shfaqën tepër entuiziastë.
Cooper u duk se ishte fans i zjarrtë i Eagles dhe u pa duke kërcyer me emocion dhe duke tundur krahët në ajër ndërsa ekipi i tij doli fitues ndaj Rams me rezultatin përfundimtar 28-22.
Ylli i Hollivudit kishte veshur një xhaketë të ekipit dhe pantallona ngjyrë kafe. Ndërkohë, modelja 29-vjeçare u ul pranë Cooper-it dhe duartrokiti për të festuar për përparimin e Eagles në NFC Championship.
Çifti filloi lidhjen në tetor 2023, që atëherë ata janë fotografuar disa herë në daljet e tyre, kryesisht në Nju Jork, bashkë dhe me vajzën e Cooper, Leah, 7 vjeç, dhe nënën e tij.
@myboybraids Eagles Football 🏈#philadelphiaeagles #fyp #bradleycooper #gigihadid ♬ original sound – BillyBadAss
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al