Shqipëria U21 ka nisur me fitore përgatitjet për eliminatoret e kësaj grupmoshe, në një test miqësor të zhvilluar në Turqi përballë Azerbajxhanit.
Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, duke treguar se ka elementë cilësorë të cilët me një organizim të mirë mund të sigurojnë rezultate të rëndësishme në eliminatore. Shqipëria rrezikoi disa herë portën e Azerbajxhanit me emra si Kurtulan, Pajaziti, Berisha, Shpendi e Toçi të cilët kërkuan me ngulm golin.
Ai do të vinte vetëm në fundin e pjesës së parë, kur Shpendi i dha avantazhin kuqezinjve. Megjithatë, pavëmendja në minutat e parë të pjesës së dytë solli barazimin e skuadrës azere. Gjithsesi, Pajaziti gjeti golin e 2-1 me një goditje diagonale, duke kaluar përsëri në avantazh Shqipërinë e cila më pas u mbrojt mirë, duke mbyllur me fitore këtë miqësore të parë.
Azerbajxhan U21-Shqipëri U21 1-2
46’ Çamalov / 42′ S. Shpendi, 51′ Pajaziti
GOLI I PAJAZITIT
GOLI I CAMALOV
GOLI I SHPENDIT
Shqipëria U21: Simoni, Mjaki, Buxhelaj, Gjini, Mitaj, Ismaili, Kurtulan, Berisha, Pajaziti, S. Shpendi, Tocci.
Trajner: A. Bushi
LIVE VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al