VIDEO/ “Çohu moj gore m*tit”- Akuzohet se ka dhunuar dhe tërhequr zvarrë nënën e tij, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Oct 25, 2024 | 13:42
SHPËRNDAJE

Një 48-vjeçar, i identifikuar si Alban Mansaku, është arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën e dhunës në familje.

Alban Mansaku

Alban Mansaku është vënë në pranga pas një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se ka dhunuar, ofenduar e ka tërhequr zvarrë nënën e tij.

Pjesë nga video e publikuar në rrjetet sociale

Alban Mansaku: Çohu moj gore, m*tit se mu rru k*rin ti. Merre ambulancën në telefon “jam sëmur”.

Gruaja: Nuk jam sëmurë!

Alban Mansaku : Merre merre, merre dhe njëherë ambulancën në telefon merre. Çohu moj plake, o plake (e tërheq zvarrë).

Njoftimi i policisë

Në lidhje me një video të publikuar mbrëmjen e djeshme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 48-vjeçarit për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal”, njofton policia.


View this post on Instagram

A post shared by JOQ News (@joqnews)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura