Manuel Nojer ka qenë një ndër emrat e portës që ka pasur ndikim të madh në ndryshimin e rolit të portierit ndër vite. Daljet e tij nga zona, apo loja me këmbë e gardianit gjerman, kanë bërë që shpesh të përdoret si shprehje “dalje si e Nojer”.
Por këtë herë portieri e ka tepruar me daljen e tij nga zona në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë ku Bajern Mynih vihej përballë Bajer Leverkusen. Në minutën e17 të ndeshjes, ai la zonën e tij për të tentuar të ndalte Frimpong i cili po mundohej të nisej drejt portës.
Një dalje e tepruar e portierit, meqë futbollisti kundërshtar nuk ishte i vetëm dhe kishte pranë mbrojtës. Por mbi të gjitha, edhe një ndërhyrje me shuëm vonesë e portierit, i cili u përplas me Frimpong duke shkaktuar një faull që i solli si ndëshkim kartonin e kuq, duke lënë për një pjesë të madhe të ndeshjes ekipin e tij me një futbollist më pak.
SHH VIDEON
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al