VIDEO/ Derbi i Beogradit, tifozeritë e Partizanit dhe Crvena Zvezdës shpërthejnë në kore raciste

Sep 24, 2024 | 10:15
SHPËRNDAJE

Mbrëmë u luajt derbi i 174-të mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës (0-4) dhe tifozeritë përkatëse kanë nisur që në fillim me ofendime gjë që ishte mjaft e pritshme.

1727111499-zestok-pocetak-grobara-i-delija-na-derbiju-ovo-je-bilo-brutalno

Në një moment tifozët “Delije” kanë filluar të thërrasin ‘Jugosllavët’ dhe shumë shpejt ka ardhur përgjigja nga “Grobari” të cilët kanë thirrur: “Shiptari” ndaj skuadrës rivale.

Nuk u mbyll me kaq kur nga tribuna bardhekuq nisën të brohorisnin ‘Të gjithë në sulm’. Erdhi reagimi i ashpër i Grobarit: ‘Të gjithë një sanduiç’. (VIDEO)

Me këtë përgjigje tifozët e Partizanit aluduan se grupi i tifozëve Delije është nën ndikimin e Partisë Progresive Serbe (SNS), e cila udhëhiqet prej vitesh nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Mes tifozëve bardhezi e shohin Vuçiçin si arsyen më të madhe të kolapsit të skuadrës së tyre në vitet e kaluara. Ata besojnë se Crvena Zvezda po ‘shtyhet’ nga shteti dhe se askush nuk ka shanse të fitojë titullin pranë këtij klubi.

Ashtu siç pritej, pak para nisjes së derbit, tifozët e Partizanit kërkuan edhe një herë largimin e drejtuesve të klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura