VIDEO/ Ditë e pafat për trajnerin 45-vjeçar, e godasin me top në fytyrë dhe e shkarkojnë nga drejtimi i skuadrës

Oct 28, 2024 | 7:57
SHPËRNDAJE

Një ditë e pafat për Jair Venturën. Trajneri i Juventudes u godit me top në fytyrë nga një lojtar i skuadrës së tij. Po si mos të mjaftonte kjo, pas ndeshjes së humbur 4-2 nga Flamengo, ai u shkarkua nga drejtimi i skuadrës. 

jair

Gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Flamengo-Juventude, mbrojtësi Everthon në një dyluftim me Michael të Flamengos, pranë vijës së fushës e godet fort topin, i cili shkon drejt e në fytyrën e trajnerit. Pamjet e kapura nga transmetimi televiziv tregojnë se Jair Ventura është goditur, teksa kishte në dorë dhe po shikonte të dhënat teknike të ndeshjes. 

Megjithatë, dita e pafat e Jair Venturës ishte ende larg… Pas përfundimit të ndeshjes, të cilën Juventude e humbi 4-2, klubi nga Rio Grande do Sul që është në zonën e rënies, me 34 pikë, në vendin e 17-të, njoftoi shkarkimin e trajnerit. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura