Video/ Dua Lipa u mëson shqip prezantuesve britanikë

Oct 3, 2016 | 12:11
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Dua Lipa, e ftuar në programin televiziv britanik “Sunday Brunch”, ka tentuar t’u mësoj shqip prezantuesve Tim Lovejoy dhe Simon Rimmer.

dua

Këngëtarja duke folur për të shkuarën e saj ka treguar edhe preferencat për ushqimin. Mes gatimeve ajo vecon byrekun dhe piten.

Ndërsa Dua provonte byrekun, prezantuesit kërkuan nga ajo që t’i mësojnë disa fjalë shqip.

“Faleminderit dhe Mirëdita”, u shqiptuan shumë mirë nga dy prezantuesit e njohur, fjalë këto që ua mësoi këngëtarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura