Qazim Laçi dhe Indrit Tuci u aktivizuan titullar në derbin ndaj Dukla Pragës. Mesfushori dibran u bë protagonist në minutën e 12-të të sfidës teksa asistoi për golin e shënuar nga Olatunji, duke i dhënë avantazhin kampionëve në fuqi të Çekisë, që e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 0-1.
Ky ishte asisti i parë në 12 ndeshjet e zhvilluara deri tani në kampionat për Laçin, i cili në edicionin e kaluar me fanellën e Spartës së Pragës, dha 7 asist si dhe shënoi 1 gol në 27 ndeshje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al