VIDEO/ Ekzekuton goditje dënimi nga këndi i pamundur, Eraldo Çinari shënon golin e tretë në kampionat

Oct 16, 2024 | 17:53
SHPËRNDAJE

Eraldo Çinari po bën rolin e protagonistit në kampionatin armen, ku vesh fanellën e FC Noah, një skuadre e cila pak nga pak po kthehet në emrin kryesor të futbolli në këtë vend. Sot, sulmuesi shqiptar shënoi golin e tretë në këtë edicion të kampionatit armen të cilit iu bashkua vetëm gjatë verës.

bandicam 2024-10-16 17-12-08-129

Në ndeshjen në transfertë ndaj Alashkert, Çinari luante si titullar dhe la shenjë në minutat shtesë të pjesë së parë, kur për skuadrën e tij u akordua një goditje dënimi në kufijtë e zonës në një pozicion të prirët në të djathtë të zonës.

Sulmuesi nuk hezitoi që të gjuante direkt drejt portës, duke befasuar mbrojtësit e portierin që pritnin një krosim, për të çuar sferën në rrjetë e bërë që FC Noah të thellonte diferencën në 3-0 në ato momente.

SHIH GOLIN E ÇINARIT (VIDEO)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura