Pas vetëdorëzimin në Policinë e Tiranës, deputeti demokrat Ervin Salianji, i dënuar me një vit burg, ka mbërritur në burgun e Fierit, ku pritet të vuajë dënimin.
Ervin Salianji u vetëdorëzua pasditen e kësaj të premteje (27 shator) pranë ambienteve të drejtorisë së Policisë së Tiranës, nga ku dhe deklaroi se sakrifica e tij nuk do të shkojë dëm dhe se betejën për të vërtetën do ta bëjë nga burgu.
Shiko KËTU
Kujtojmë se Gjykata e Apelit la dje (26 shtator) në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al