VIDEO/ Fantastik Taulant Seferi, sulmuesi i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës në Superligën e Turqisë

Sep 20, 2024 | 20:16
SHPËRNDAJE

Vetëm 2 ndeshje me fanellën e Bodrumspor, i kanë mjaftuar Taulant Seferit për të gjetur rrugën e rrjetës. Sulmuesi i Kombëtares e bën “sefte” me skuadrën e tij të re, në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Hatajspor.  
seferi

Djaloshi nga Kumanova, tundi rrjetën në minutën e 27-të të sfidës, duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 falë golit të Seferit.

Titullar në këtë sfidë për skuadrën e Bodrumspor, aktivizohet edhe Arlind Ajeti.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura