Një episod aspak i këndshëm ka ndodhur me Armando Sadikun në Indi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u ndëshkua me karton të kuq.
Ishte minuta e 93-të e ndeshjes mes Goas dhe Ist Bengal. Sulmuesi shqiptar shkaktoi një faull, ndërsa gjyqtari e çuditi me vendimin e tij.
Kartoni i kuq doli nga xhepi i kryesorit dhe 33-vjeçari shprehu hapur habinë. Skuadra e tij ndërkohë fitoi me rezultatin 1-0 në kampionatin Indian dhe aktualisht ndodhet në vendin e dytë.
Faulli i shkaktuar nga Sadiku. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al