VIDEO/ Fieri “vishet” kuqezi! Atmosferë festive për 28 Nëntorin, qytetarët paradë me flamujt në makina

Nov 28, 2024 | 19:32
SHPËRNDAJE

Qyteti i Fierit është “veshur” kuqezi mbrëmjen e sotme.

PARADA 3

Atmosfera festive për ditën e 28 Nëntorit ka kapluar qytetin e Fierit, me qytetarët që kanë dalë në qendër të qytetit me flamujt kuqezi me vete.

Dhjetëra qytetarë me flamuj në makinat e tyre kanë bërë një paradë në qendër të qytetit duke u ndjekur nga grupmosha të ndryshme.

Vendi ynë feston sot 28 Nëntorin, një ditë festive për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Greqi, Mali i Zi, Serbi, e më tutje në të gjithë Europën dhe botën.

Më 28 nëntor 1912, Ismail Bej Vlora shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë, pas 5 shekujsh robëri nga pushtuesit Osman. 28 nëntori nuk u zgjodh rastësisht nga ‘Plaku i Urtë’ i Vlorës për të ngritur flamurin kuq e zi dhe për t’i dhënë fund pushtimit otoman.

 

 

Pikërisht në datë 28 nëntor 1443, Heroi Ynë Kombëtar, kryetrimi i shqiptarëve siç e quan Ismail Qemali, ngriti flamurin kuq e zi në Krujë, duke çliruar kështu Shqipërinë nga turqit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura