Liverpuli mposhti mbrëmjen e sotme Uolves-in me rezultatin 1-2 në duelin e vlefshëm për javën e gjashtë të Premier Ligës, duke siguruar 3 pikë të arta në këtë transfertë delikate.
Duket se të kuqtë ia kanë marrë dorën Uolvesit, ku në 16 përballjet me njëra-tjetrën në Premier Ligë, Liverpuli ka triumfuar 15 herë.
Konate hapi serinë e golave në minutën e 45+2, duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij në fundin e pjesës së parë.
Vendasit arritën të reagonin në minutën e 56-të, me Ait Nouri, që vendosi baraspeshën e përkohshme, teksa për golin e fitores mendoi Salah në minutën e 61-të, me egjiptianin që goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Ky ishte triumfi i 5-të në 6 jave për Liverpulin që ka marrë kreun e renditjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al