Napoli arriti një fitore madhështore në transfertë ndaj Atalantës me shifrat 2 me 3, duke siguruar kështu suksesin e pestë radhazi në kampionat.
Retegui ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 16-të, ndërkohë që Politano dhe Mek Tominej përmbysën rezultatin në pjesën e parë, duke shënuar në minutat 27 dhe 40.
Edhe pjesa e dytë rezultoi emocionuese, ku Lukman barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 55-të, ndërkohë që për golin e fitores mendoi Lukaku në minutën e 78-të.
Falë këtij suksesi Napoli u ngjit në kuotën e 50 pikëve në 21 ndeshje, 6 më shumë se ndjekësit e Interit, që kanë edhe 2 ndeshje më pak.
Ndërkohë Atalanta e Gjimshitit duket se është zhytur në krizë, ku në 4 ndeshjet e fundit ka regjistruar 3 barazimi dhe 1 humbje. Tashmë diferenca me skuadrën e Kontes është thelluar në 7 pikë.
Në duelin e radhës Napoli do të përballet me Juventusin, ndërsa Atalanta luan në transfertë ndaj Komos.
FT: ATALANTA-NAPOLI 2-3
Retegui 16′, Lukman 55′ / Politano 27′, Mek Tominej 40′, Lukaku 79′
GOLI I LUKAKUT: VIDEO
GOLI I LUKMAN: VIDEO
GOLI I MEK TOMINEJ: VIDEO
GOLI I POLITANOS: VIDEO
GOLI I RETEGUIT: VIDEO
FORMACIONI ZYRTAR:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al