Milani vijon ecurinë pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme arriti një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Fiorentinës me rezultatin 1-2.
Golat e Loftus-Çik dhe Leaos, i siguruan fitoren e katërt radhazi në kampionat, kuqezinjve të Piolit, ndërkohë që për Fiorentinën, golin e shënoi Dunkan në minutën e 50-të.
Falë këtij 3 pikshi, Milani u ngjit në kuotën e 65 pikëve, duke i lënë “targën” Juventusit, me një diferencë +6, ndërkohë që është ngushtuar diferenca edhe me kryesuesit e Interit në 11 pikë. Zikaltërit do të luajnë nesër ndaj Interit. Në sfidën e javës së 31-të, milanistët do të presin Leçen e Ramadanit.
FT FIORENTINA – MILAN 1-2
50′ Dunkan / 47’ Loftus-Çik, 53′ Leao
GOLI I LEAO (VIDEO)
GOLI I DUNKAN (VIDEO)
GOLI I LOFTUS-ÇIK (VIDEO)