Çelsi po kalon një moment të artë në Premier Ligë, teksa mbrëmjen e sotme regjistroi fitoren e pestë radhazi në kampionat, duke mposhtur Brentfordin me rezultatin 2 me 1.
Ky ishte suksesi i 10-të në 16 javë për blutë e Londrës, që janë ngjitur në kuotën e 34 pikëve, duke u futur fuqishëm në garën për titullin kampion, me një diferencë prej vetëm 2 pikësh, ndaj kryesuesve të Liverpulit, që kanë edhe një ndeshje më pak.
Golat e Kukurejës dhe Xhekson në minutën 43 dhe 80, i dhuruan 3 pikë të arta skuadrës së Mareskës, ndërkohë që golin e vetëm për miqtë e Brenford e shënoi Mbeumo në minutën e 90-të. Duelin e radhës Çelësi do e luajë në transfertë ndaj Evertonit të Armando Brojës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al