VIDEO/ Fitorja e shtatë radhazi, Bajerni vijon marshimin në kampionat! Shkëlqejnë Kejn dhe Sane

Feb 7, 2025 | 23:05
SHPËRNDAJE

Bajerni ka regjistruar fitoren e shtatë radhazi në kampionat, teksa mposhti Verder Bremenin me rezultatin 3 me 0.

kejn1

Falë këtij triumfi, skuadra e Kompani, ka thelluar diferencën në 9 pikë nga Bajern Leverkuseni i Granit Xhakës, që ka një ndeshje më pak.

Dopieta e Herri Kejn me penallti në minutat 56 dhe 90+7 dhe goli i Sane në minutën e 82-të, i siguruan fitoren e 17-të në 21 javë Bajernit.

Vlen të theksohet se në duelin e radhës Bajerni do të përballet me Leverkusenin në një supersfidë të vërtetë.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura