VIDEO/ Forcat izraelite zbulojnë një tunel nëntokësor të Hezbollahut, zëdhënësi i IDF-së: Po përgatiteshin të na pushtonin

Oct 14, 2024 | 19:32
SHPËRNDAJE

Ushtria izraelite thotë se ka gjetur një tynel nëntokësor 800 metra të gjatë që përdoret nga Hezbollahu si qendër komandimi në Libanin jugor.

WhatsApp Image 2024-10-14 at 19.28.28

Zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari, tha se sipas luftëtarët e Hezbollahut do të përdornin qendrën nëntokësore si një bazë nga e cila do të kalonin në Izrael dhe të kryenin sulme.

IDF ka raportuar se gjeti raketa, si dhe predha mortajash, motoçikleta, dhoma banimi dhe një kuzhinë të pajisur me ushqim të mjaftueshëm për një qëndrim afatgjatë.

“Gjatë bastisjes në kompleksin nëntokësor, ushtarët izraelitë vranë një luftëtar të Hezbollahut të ngulitur atje”, shton IDF.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura