VIDEO/ Gjest antisportiv dhe pastaj “Ik q**, kloun”! Shpërthimi i Haland ndaj sulmuesit që i mori vendin te Mançester Siti bën xhiron e rrjetit

Sep 23, 2024 | 16:56
SHPËRNDAJE

Dueli mes Mançester Sitit dhe Arsenalit është mbyllur me shkëndija, pasi skuadrat nuk kanë kursyer ndaj njëra-tjetrës një lojë të ashpër që tregon gjithnjë e më shumë rivalitetin e ndezur që është krijuar mes ekipeve të drejtuar nga Guardiola dhe Arteta.

sadsadsaddasasddsaads

Protagonist i një sherri në fund të ndeshjes është bërë pikërisht Erling Haland, i cili dukej shumë i nervozuar gjatë sfidës në betejat e tij me mbrojtësit kundërshtarë. Ai në fakt u bë protagonist i një gjesti antisportiv pas golit të Stouns në minutën e 98, kur mori topin nga rrjeta dhe goditi më pas në kokë Gabriel të Arsenalit.

SHIH VIDEON

Një gjest që ka bërë xhiron e rrjetit po aq sa edhe zënka që pat në fund me Gabriel Zhezus, paraardhësin e tij në radhët e Mançester Sitit. Sulmuesi brazilian i Arsenalit shkoi të përplasej me norvegjezin në mesfushë dhe mes të dyve nisën sharjet që u kapën edhe nga kamerat.

SHIH VIDEON

“Ik q**’, kloun” dëgjohet të thotë mes të tjerash Haland, i cili i kërkonte Gabriel Zhezus të ishte më i përulur përballë futbollistëve të tjerë. Një moment i cili gjithashtu po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale, duke treguar se tashmë futbolli anglez ka një rivalitet të ri shumë të ndezur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura