VIDEO/ Gjyqtari tërbon ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare, e ndëshkon me 2 kartonë të verdhë në pjesën e parë

Oct 13, 2024 | 21:46
SHPËRNDAJE

Ish-mesfushori i Kombëtares, Emanuele Ndoj, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 43-të, në duelin ndaj Beneventos, që përfundoi me rezultatin 5-0 për vendasit.

bandicam 2024-10-13 21-26-04-583

Një humbje e hidhur për Latinën e Ndojit, me mesfushorin shqiptar, që doli nga fusha i dëmtuar nga vendimi i gjyqtarit. Nuk munguan as duartrokitjet ironike të 27-vjeçarit, në momentin që arbitri e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë. 

bandicam 2024-10-13 21-25-54-118

Fillimisht shqiptari u ndëshkua në minutën e 24-t, ndërkohë që ndëshkimi i dytë ishte tepër bujar dhe me të drejtë irritoi Ndojin.  

KARTONI I KUQ I NDOJIT: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura