Juventusi u është kthyer përsëri fitoreve në kampionatin italian, teksa ka mundur me shifrat 2-0 në transfertë një ekip të vështirë si Udineze. Një takim ku spikatën shtyllat, ndërsa Juventusi dy herë para golave u ndal fillimisht prej saj.
Djemtë e drejtuar nga Tiago Mota e vendosën sfidën në pjesën e parë. Fillimisht ishte autogoli i portierit Okoje dhe më pas goli i Savonas, që vendosën fatet e takimit.
Jo vetëm Juvja, por dhe Udineze goditi shtyllën. Ishte Luka që pa traversën të ndalte topin drejt rrjetës.
Tri pikë të arta të fituar nga “Zonja e Vjetër” në një transfertë të vështirë. Pas 11 jvësh, djemtë e Tiago Motës pozicionohen në vendin e tretë.
Në anën tjetër Udineze numëron pesë pikë më pak se Juvja dhe mban vendin e shtatë.
UDINEZE-JUVENTUS 0-2
20′ (ag) Okoje, 37′ Savona
AUTOGOLI I OKOJE (VIDEO)
GOLI I SAVONA (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al