VIDEO/ Goli i parë në Ligën e Kampioneve, Gjimshiti bën bomberin në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë

Oct 2, 2024 | 19:57
SHPËRNDAJE

Kur Atalantas i nevojitet ndihmë, Berat Gjimshiti është gjithmonë aty. Jo vetëm në mbrojtje duke ndalur aksionet e kundërshtarëve, por herë pas here edhe duke çuar topin në rrjetë. Mbrojtësi i Kombëtares sot është kthyer në goleador, duke ndihmuar Atalantën të kalonte në avantazh në ndeshjen e Ligës së Kampioneve në transfertë përballë Shakhtar Donjetck.

bandicam-2024-10-02-19-06-29-884

Në duelin e luajtur në Gelsenkirshen të Gjermanisë, ku Gjimshiti ishte si zakonisht titullar, pikërisht mbrojtësi theu baraspeshën në shifra në minutën e 20 të takimit. I dalë në ndihmë të sulmit, në vijimin e një goditje dënimi ai kontrolloi mirë një harkim të Lukman dhe me një goditje të saktë çoi sferën në rrjetë duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i parë në karrierë në Ligën e Kampioneve për Gjimshitin, i cili ka luajtur edhe më parë në këtë turne me fanellën e Atalantës. Deri tani, ai kishte shënuar 4 gola në Ligën e Europës, një me fanellën e Zyrihut dhe tre me atë të Atalantës. Por asnjëherë më parë nuk kishte tundur rrjetën në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë në të cilin sot regjistroi ndeshjen e 21-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura